Pyetësori

ANKANDI, BLERJA

1. Si mund të blej me ankand, blej?

Përdoruesit e regjistruar në ipazar.al, në përputhje me rregullat, kanë të drejtë të plotë të blejnë dhe shesin produktet apo shërbimet e tyre.

Produktin e duhur kërkoje me ndihmën e funksionit Kërkesë apo duke kërkuar ndërmjet kategorive të produkteve.

Vëzhgoje me vemendje atë produkt që dëshiron ta blesh. Në qoftë se të lindin pyetje lidhur me produktin, interesohu tek shitësi nëpërmjet faqes të produktit të shitësit.

Siguro informacionin e nevojshëm për shitësin, me të cilin në të ardhshmen do të bësh biznes. Shiko cilësimin e tij në indikatorin e feedback-út të shitësit. Në qoftë se ti nuk je fitues i ankandit, mundësia juaj për të siguruar të dhena për shitësin për ty nuk shfaqet, ato mund tu dërgohen ekskluzivisht vetëm blerësve fitues!

Binduni mirë për të mos patur keqkuptime lidhur me shpenzimet e transportit, kushtet dhe mënyrën e pagesës si dhe për hollësi të tjera që kanë rendësi.

Përcakto shumën maksimale, për të cilën do të ishe gati të paguaje për mallin dhe pastaj përforcoje blerjen me ankand.

Ju lutemi, bleni (bleni me ankand) vetëm atëhere, në qoftë se oferta është serioze, sepse sipas Kushtet e Përgjithëshme të Kontratës (KPK) me ofertën e çmimit ke pranuar ofertën e blerjes, dhe në rast ankandi fitues ke marrë përsipër detyrimet e blerjes.

Sipër

2. Si mund ta shikoj listën e mallrave të blerë (me ankand) prej meje?

Pas futjes në menünë Vendosjet e mija/Blerjet e mija/ Ankandet tuaja listohen ato ankande për të cilat janë dhënë çmimet e ankandit.

Nga ta di që unë jam fitues i ankandit?

Me E-mail ju informojmë se ju jeni fituesi fatlumë i ankandit, dhe me këtë informim ju keni mundësi të lidheni me shitësin.

Edhe gjatë periudhës të ankandeve ka mundësi që të ndjekësh hap pas hapi gjëndjen e shitjeve. Shiko çmimet e dhëna për ankand dhe gjëndjen e ankandeve ose shiko E-mailet e marra nga sistemi, të cilat i merr atëhere kur dikush ka dhënë një çmim më të lartë nga Ju.

Sipër

3. Ç’mund të bëj në qoftë se kam dhënë një çmim ankandi të gabuar?

Kur ke dhënë çmimin në një ankand, je i detyruar të marrësh përsipër detyrimin për të blerë produktin, në qoftë se në fund të ankandit oferta juaj është më e larta. Natyrisht ka mundësi që të kërkosh nga shitësi rishikimin e të ofertës së dhënë, por këtë kërkesë shitësi nuk është i detyruar ta plotësojë!

Sipër

4. Çfarë mund të bëj në qoftë se bleva një produkt, por do të doja të anulloja marrjen?

Me dhënien e ofertës dhe shtypjen e butonit Po e blej ke shprehur në mënyrë të vendosur qëllimin e blerjes! Në qoftë se për çfardo arsye nuk do ta marrësh produktin, ju propozohet që të lidheni me shitësin dhe të përpiqeni të sqaroni situatën e krijuar.

Ja e bleva një produkt, po më tej ç1bëhet?

Palët brënda kohës së parashikuar për kohën e skadimit të ankandit (maksimumi 2 ditë pune), duhet të hyjnë në lidhje me njeri tjetrin, dhe të sqarojnë të gjitha rrethanat që lidhen me blerjen dhe transportin.

Në qoftë se blerësit i ofrohen disa mundësi për mënyrën e transportit dhe të pagesës, blerësi ka të drejtë të zgjedhë kushtet e ofruara që i përgjigjen më mirë atij.

Mos harron, me mbylljen me sukses të shitjeve me ankand apo me çmim fiks, juridikisht midis shitësit dhe blerësit është lidhur një kontratë e vlefshme!

Sipër

5. Si mund të kontaktoj me partnerin tim?

Mbas mbylljes të ankandit të dy palët automatikisht marrin E-mail. Më këtë E-mail informohen për mbylljen e ankandit dhe mundësitë e kontaktit me njeri tjetrin.

Në qoftë se e ke humbur apo nuk e ke marrë E-mailin për mundësinë e kontaktit me partnerin, atëhere duhet vepruar si më poshtë:

  • Futu në menunë Vendosjet e mija/Blerjet e mija/ Ankandet e fituara.
  • Kërko emrin e përdoruesit të partnerit. Prej këndej mund të sigurosh të dhënat për kontakt me të.
Ankandi i përfunduar me sukses mund të shikohet në internet deri 30 ditë pas përfundimit, dhe kështu mund të kërkohen edhe mundësitë e kontaktit për sa kohë ai ankand nuk është m fshirë nga faqja e internetit.

Sipër

6. Ku ta gjej referencën për produktin e blerë?

Futu në menunë Vendosjet e mija/Blerje/Ankandet e fituara. Këtu gjen produktin apo produktet e blera.

Sipër

7. Si mund ta vlerësoj ankandin?

Mund të jepet Vlerësim pozitiv në qoftë se ankandi zhvillohet në rregull, nuk ka patur pengesa serioze në shitblerjen e produktit apo pagesën e tij dhe transaksioni bëhet në rregull. Partneri ka qënë i përpiktë dhe i vëmendshëm dhe ka ndjekur me kujdes procesin e shitblerjes. Dhe për pyetjet që mund të dalin jep përgjigje të shpejtë dhe korrekte.

Mund të jepet Vlerësim asnjanës në qoftë se ankandi ishte i kënaqshëm, por në shitblerjen dhe pagesën e produktit ka patur pengesa dhe transaksioni nuk është bërë, partneri nuk ka ndjekur si duhet atë për shkak mungese informacioni apo arsye të tjera. Por partneri ka pranuar në mënyrë korrekte problemet dhe ka dëshmuar qëndrim të drejtë.

Vlerësim negativ rekomandohet të jepet vetëm në rastin ekstrem, kur partnerët kanë bërë të gjitha hapat që varen prej tyre për të mos komplikuar shitblerjen e sukseshme, por transaksioni ka qënë i pakënaqshëm, dhe gjatë procesit ka patur probleme serioze. Përmbajtja e vlerësimit duhet të jetëe mbështetur në fakte, me objekt, dhe ti shmanget personalizimit!

Ju lutemi që gjatë vlerësimit të shikohen të gjitha rrethanat, dhe perfundimisht të mund të modifikohen disa kushte.

Për modifikimin e vlerësimit, kërkoni shërbimin tonërbimin tonë të klientit dhe në rastet e arsyetuara, të shikojmë mundësitë, duke kërkuar tju ndihmojmë.

Sipër

8. Çfarë të bëj në qoftë se shitësi nuk paraqitet?

Mbas mbylljes të ankandit propozohet ti shkruani me një herë një mesazh partnerit. Në qoftë se ai për 2 ditë nuk reagon, atëhere ia vlen të kërkosh të lidhesh me të në telefon, në qoftë se ka dhënë numerin.

Në qoftë se as kjo nuk arrihet dhe partneri nuk paraqitet edhe më tej, atëhere 5 ditë pune mbas mbylljes të ankandit, heq dorë nga qëllimi i blerjes duke njoftuar me shkrim ku theksohen faktet dhe i jepet partnerit vlerësimi i duhur.

Njoftimin e fundit është me interes të dërgohet si kopje edhe në adresën e-mail: help@ipazar.al. Këtu të permendet edhe i adresuari, duke vënë në dukje, vlerësimin përkatës, nqse nuk paraqitet. Mesazhi i dërguar duhet ruajtur, mbasi në rast komplikimi të problemit do të duhet si vërtetim, që mesazhi i është dërguar partnerit.

Ipazar.al ruan të drejtën, që përdoruesit shitës që tregohet jokorrektti pezullojë faqen e internetit deri në sqarimin e situatës.

Sipër

9. Nuk kam marrë produktin e reklamuar!

Shitësi është i detyruar që një produkt të shpallur në ankand, në informacionin e përshkrimit të produktit ti përgjigjet pa shtrembërime realitetit dhe cilësive esenciale të përgjithshme që ka produkti i pershkruar.

Në qoftë se në fund të ankandit blerësit i ofrohet produkt me karakteristika dhe cilësi që ndryshojnë nga ato të prezantuara në përshkrimin e produktit nga shitësi, blerësi nuk është i detyruar ta marrë atë. Në këtë rast blerësi mund ta vlerësojë edhe negativisht shitësin.

Në qoftë se pas pagimit të çmimit të blerjes, blerësi ka marrë një produkt të tillë që nuk i përgjigjet karakteristikave të përshkruara, atëhere kontrata konsiderohet e prishur. Eshtë çështje tjetër në se shitësi nuk ka patur qëllim të keq (nqse nuk e ka ditur) apo e ka patur me qëllim të keq (nqse e ka ditur), por kjo nuk ndikon në prishjen e kontratës. Në një rast të tillë shitësit i ngarkohen të gjitha shpenzimet dhe detyrimet.

Në bazë të marrveshjes të palëve me forcë ligjore të këtij lloji, apo edhe me mungesën e një marrveshje, ekziston mundësia e padisë civile përmes gjykatës. Në qoftë se ka dëshmi për veprim me qëllim, edhe policia në bazë të sinjalizimit të shtetasit mund të nisë hetimin. Ky është një proces i pavarur nga padija civile.

Ipazar.al nuk mund të mbajë përgjegjësi për cilësinë e produkteve të ofruara në faqet e internetit, megjithatë në interes të zgjidhjes të çështjes bën çka mundësi.

Partneri nuk dërgon produktin e paguar.

Në qoftë se Ju keni transferuar tani më çmimin e blerjes dhe partneri nuk paraqitet apo nuk kontaktohet dot, atëhere duhet ndërmarrë hapat e mëposhtëm:

  • Të njoftohet shitësi që në qoftë se nuk paraqitet brënda 5 ditëve dhe nuk rregullon, atëhere do ta denonconi në polici
  • Në rast mos kontakti nëpërmjet letër thirrjes, ju rekomandojmë të bëni faktikisht denoncimin
  • Si palë e dëmtuar, është mirë që denoncimin ta bëni në rajonin e policisë përkatëse të qëndrës së banimit
  • Denoncimit ju rekomandojmë ti bashkangjitni fletën e produktit, dokumentin e printuar që vërteton pagesën si dhe korespodencën e kryer me personin përkatës si dhe çdo lloj tjetër dokumenti, që keni në dispozicion për blerjen që lidhet me partnerin
  • Vini në dijeni shërbimin tonë të klientit, për të bllokuar në këtë rast faqen e internetit të shitësit
Ipazar.al ka të drejtë ligjore ekskluzive për tu dhënë organeve shtetërore të dhënat e regjistruara të shitësit.

Sipër

10. Nuk isha unë fitues, a mund të hyj në lidhje me shitësin?

Në qoftë se nuk jeni ju fituesi i ankandit edhe të dhënat e kontaktit me shitësin nuk ju jepen juve. Ato mund ti dërgohen ekskluzivisht blerësit fitues!

Sipër