Pyetësori

NISJA E ANKANDIT, SHITJA

1. Si mund të nis ankandi, shitja?

Që të mund të shesës në ipazar.al, duhet të jesh përdorues i regjistruar me të drejta të plota. Për regjistrim, pas zgjedhjes të gjuhës – kliko mbi menunë Regjistrim, pastaj plotëso fomularin. Pas plotësimit të formularit ju dërgojmë një e-mail, ku regjistrimi përfundon duke klikuar mbi ikonën Aktivizim. Pas kësaj mund të nis ankandi.

Në qoftë se tashmë je përdorues i regjistruar me të drejta të plota, atëhere mund të fillojë ankandi (mund të shitet) në fushën e tregut.

Sipër

2. Procesi i shitjes

Kliko në ikonën e menusë Fillim ankandi (ajo mund të përdoret vetëm nga përdoruesi i regjistruar).

Në formularin bosh të paraqitur plotëso të dhënat e produktit. Këtu ki kujdes që prezantimi i produktit të jetë sa më i plotë.

Shitjen e ndihmon:

  • titull i produktit sa më i koncetruar por me përmbajtje
  • përshkrim i detajuar dhe i saktë i produktit
  • tekste të shoqëruara me foto dhe që tërheqin vëmendjen
  • ngarkimi i sa më shumë fotove përdorimi i fotove apo shkrimeve me shkronja të forta

Sipër

3. Pse nuk arrihet të ngarkohet fotoja?

Ka shumë mundësi që përmasat ose formati i fotos të mos jetë ajo e duhura. Masa maksimale e fotos të ngarkuar duhet të jetë 50 KB. Për ndryshimin e përmasave të fotos mund të përdoret çfardolloj programi grafik, por ky ndryshim i madhësisë të fotove mund të realizohet edhe direkt “online”, për shembull në faqen e internetit http://www.resizeyourimage.com/. Për ngarkimin e fotos/fotove kliko ikonën Foto ose zgjidh dhe tërhiqe në fushën me mbishkrimin „Tërhiqi fajlat këtej” Mbasi zgjodhe foton apo fotot që dëshiron të ngarkosh kliko ikonën ”Ngarko” (Upload.) Pas ngarkimit me sukses fotoja shfaqet në dritare. Për ngarkimin e një fotoje tjetër filloje këtë proces nga e para.

Maksimumi lejohet ngarkimi i 5 fotove.

Sipër

4. Për të pezulluar një ankand timin, çfarë duhet të bëj?

Programi ipazar.al ruan të drejtën që të pezullojë ankandin që gjykohet jo në formën e duhur. Në qoftë se ndeshen të tilla produkte, ku mënyra e shpalljes të ankandit për ndonjë arsye nuk u përgjigjet rregullave, produkti mund të pezullohet nga oferta aktive.

Në këtë rast shitësi njoftohet me e-mail për pezullimin dhe arsyen e saktë të tij. Në këtë rast lidhu me „Shërbimin e klientit” në adresën: help@ipazar.al, për të rifilluar ankandin sipas rregullave.

Sipër

5. A mund ta mbyll para kohe ankandin e ofruar?

Ankandi që ka ofertën e vlefshme mund të mbyllet edhe para kohës të parashikuar. Mbylljen e ankandit mund ta bëjmë në menunë „Menu personale/Shitjet e mia/Ankande aktive/Mbyllja tani”.

Sipër

6. E shita një produkt, tashmë si të vazhdoj më tej?

Me mbarimin e kohës të skadimit, shitësit i duhet të lidhet me blerësin (brënda dy ditëve), dhe të sqarojë mënyrën e marrjes të produktit, shpenzimet e përgjithshme, përfshi shpenzimet e transportit si dhe vëndin dhe kohën e dorëzimit. Është e drejta e blerësit të vendosë mënyrën e transportit dhe të pagesës, duke respektuar kushtet e dhëna më parë nga shitësi. Mos harroni se me mbylljen me sukses të shitjeve me ankand apo me çmim fiks nga pikëpamja ligjore është lidhur një kontratë e vlefshme juridikisht midis shitësit dhe blerësit.

Në qoftë se megjithë përpjekjet disa herëshe vendosja e lidhjeve nuk arrihet, shitësi ka të drejtë ta hedhë produktin përsëri për shitje me ankand.

Sipër

7. A mund ta shpall përsëri një ankand të mbyllur?

Natyrisht, në qoftë se nuk ka patur ndonjë ofertë të vlefshme për ankandin, atëhere mund të hidhet përsëri në ankand qoftë edhe menjëherë. Por në qoftë se ka patur një ofertë të vlefshme blerje, pas mbylljes duhet shkruar menjëherë një mesazh partnerit. Në qoftë se për këtë nuk reagon brënda 3 ditëve, atëhere ia vlen të lidhesh me të në telefon (nqse janë mundësitë për tu lidhur). Nqse edhe kjo nuk arrihet dhe partneri edhe më tej nuk paraqitet, atëhere 5 ditë pas mbylljes të ankandit, duhet dërguar një mesazh për ndalimin e shitblerjes duke i dhënë partnerit informimin e duhur. Pas kësaj produkti mund të hidhet përsëri në ankand.

Në qoftë se produktin/shërbimin do të doje ta shpallje përsëri, atë mund ta bësh nga menuja „Vendosjet e mija/Shitje/Ri listim(My settings…)”, 30 ditë mmbas mbylljes të ankandit, pasi të jetë shfaqur për tu fshirë nga faqja e internetit.

Sipër

8. Nga mund ta di kush është fituesi i ankandit?

Kur produkti është shitur dërgohet njoftim me e-mail. Mbas kësaj është përgjegjësia dhe mundësia juaj të vendosni lidhje me blerësin.

Përveç kësaj në pjesën „Vendosje (programim) personale” „My settings” duke klikuar mbi menunë „Detaje për shitjet e mia/fituesit”, mund të shikohet kush e ka blerë produktin.

Edhe gjatë kohës të ardhjes të ofertave të ankandit ka mundësi që ta ndjekësh gjëndjen e ankandit - për këtë shikon çmimin aktual dhe ofertat e marra duke ngritur ankandin. (Kur për produktin arrin oferta e parë e blerjes, nga sistemi merr edhe një njoftim me e-mail.)

Sipër

9. Pse shfaqen produkte e mia të shitura në menunë „Vendosjet e mija”?

Ankandet e mbyllura me sukses mund të shikohen deri 30 ditë pas mbylljes të ankandeve në menunë „Shitjet e mija/Produktet e shitura”, pastaj shfaqen për fshirje.

Sipër