Pyetësori

PERDORIMI I PROGRAMIT IPAZAR.AL

1. Ç’është Ankandi Hollandez?

Ankandi hollandez është një formë e shitjes me ankand kryesisht në Hollandë (i përdorur për shitjen e djathërave dhe luleve të freskëta), ku hidhen në ankand njëkohsisht shumë artikuj të një lloji. Ankandi hollandez u kursen blerësve kohën, sepse nuk duhet të japin oferta blerje për çdo artikul veç e veç. Në këtë formë ai që fillon ankandin e hap atë duke shpallur një çmim të lartë. Ndërsa ai që jep ofertën e blerjes ofron një shumë të pranueshme, duke dhënë kërkesën me copë. Këtë shumë më të ulët e shikojnë edhe ofruesit e tjerë të blerjes. Në qoftë se disa blerës ofrojnë sasira të ndryshme, ofruesit e çmimit më të lartë gëzojnë përparësinë e fitimit të ankandit. Pra sistemi veçon ata që japin shumën më të lartë të ofertës së blerjes. Me fjalë të tjera ata që ofrojnë shuma më të ulta, ka mundësi të mos marrin atë sasi, për të cilën kanë ofruar. Prandaj nuk është gjithmonë me leverdi të jesh fitues duke ofruar shumat më të ulta.

Ofruesi më i mirë merr sasinë e dëshiruar, kështu Ju mund të mbeteni me një artikull (zë) të veçantë, apo pikërisht me një më pak, nga ajo që do të kishe dashur. Në Ankandin Hollandez nuk mund të vendosësh çmim minimal, koefiçent rritje dhe çmim aty për aty.

Sipër

2. Ç’është Ankandi Standart?

Ankandi standart, apo i quajtur ndryshe ankandi me rritje çmimi, është sistemi ankandeve më i përhapur. Ai që hedh në ankand (shitësi) e fillon ankandin me dhënien e një çmimi fillimi. Megjithatë çmimi i fillimit nuk është e sigurtë se ai do të jetë çmimi më i ulët, që shitësi me ankand është i prirur ta vazhdojë ankandin e produktit, sepse shitësi mund të jap një çmim minimal, nën të cilin nuk e shet atë. Ofruesit e çmimit të blerjes ofrojnë njëri mbas tjetrit çmime gjithnjë e më të larta. Ofruesit e veçantë të blerjes duhet të kalojnë një koeficent minimal rritjeje në raport me ofertën paraprake. Kur skadon kohëzgjatja e planifikuar e ankandit, apo kur ofruesi i ankandit e mbyll atë, ankandin e fiton ai që ka dhënë ofertën më të lartë të blerjes. Nqse shitësi ndërmjet parametrave të ankandit jep një çmim të menjëhershëm, në këtë vlerë pa kurrfarë oferte, mund të blehet menjëherë pjesa e ofruar në ankand.

Shitësi ka mundësi të jap edhe çmim fiks, por në këtë rast nuk ka mundësi për oferta blerje në rritje, ankandi funksionon si një dyqan interneti (webshop), domethënë sendi i hedhur në ankand mund të blehet në mënyrë ekskluzive vetëm me çmimin e dhënë.

Sipër

3. Ç’është shitja me çmim fiks?

Shitjen me çmim fiks ka interes ta zgjedhësh në rastin e shitjes të shumë produkteve të mallrave me copë apo që janë të ngjashëm. Shitja me dhënie çmimi fiks funksionon njëlloj një dyqan interneti (webshop): produktet mund të merren me çmim fiks qoftë edhe disa copë. Pas kësaj në fletën e zhvillimit të ankandit të dhënë, produkti mund të vijë në numer në zbritje me sasinë e shitur. Natyrisht në këtë rast ka mundësi që të shpallësh në ankand edhe një produkt të vetëm.

Sipër

4. Ç’është çmimi i fillimit të ankandit?

Çmimi i fillimit është ai çmim me të cilin juve nisni ankandin. Në qoftë se jep çmimin minimal, rekomandohet që çmimi i fillimit, të mos jetë shumë më i ulët nga çmimi minimal.

Sipër

5. Ç’është çmimi minimal?

Çmimi minimal është vlefta më e ulët me të cilën shitësi është i prirur ta shesë produktin. Çmimi minimal praktikohet nga shitësat, sepse me ndihmën e tij, produktin mund ta shpallin me çmim të ulët ekspozimi (çmim i fillimit), pa rrezikuar që mallin ta shesin nën çmim. Falë çmimit të ulët të ekspozimit, zhvillimi i ankandit tërheq më shumë vizitorë. Çmimi minimal duhet të jetë gjithmonë më i lartë se çmimi i nisjes të ankandit.

Sipër

6. Ç’është çmimi i menjëhershëm?

Çmimi i menjëhershëm, është ai çmim për të cilin shitësi është i gatshëm ta shesë produktin menjëherë dhe më shpejt nga koha e parashikuar fillimisht për ankandin. Në këtë rast blerësi nuk jep oferta për produktin, por thjesht e blen atë, dhe me këtë ankandi mbyllet menjëherë.

Sipër

7. Ç’është koeficenti apo shkalla e rritjes të ofertës të blerjes?

Koeficenti i rritjes të ofertës të blerjes është ajo shumë, me të cilën oferta e re e blerjes duhet tia kalojë ofertës fillestare. Siustemi do ti rrit ofertat e blerjes në bazë të tabelës së mëposhtme. Shkalla e rritjes gjithmonë do të varet nga shuma e ofertës të mëparshme:

1 Lek-

100 Lek

0 Lek

100 Lek-

1000 Lek

0 Lek

1000 Lek-

2000 Lek

0 Lek

2000 Lek-

5000 Lek

0 Lek

5000 Lek-

10000 Lek

0 Lek

10000 Lek-

100000 Lek

0 Lek

100000 Lek-

500000 Lek

0 Lek

500000 Lek-

1000000 Lek

0 Lek

1000000 Lek-


0 Lek

Sipër

8. Deri kur gjendet një ankand në „fushën e shitjeve” të programit ipazar.al?

Ankandet e mbyllura me sukses mund të gjenden deri 30 ditë pas mbylljes. Ankandet e mbyllura pa oferta të vlefshme nuk shfaqen më në fushën e tregut 30 ditë pas mbylljes të zhvillimit të ankandit. Ankandin e mbyllur pa ofertë, shitësi mund ta fillojë përsëri. Ankandet e shitura apo të fshira nga ipazar.al pas largimit largohen menjëherë nga oferta.

Sipër

9. Për çfarë është e mirë pika e menusë Vendosjet e mija?

Në pikën e menusë Vendosjet e mija mund të trajtohen shitjet, blerjet. Në këtë pikë të menusë mund të gjënden ato informacione të rëndësishme lidhur me ankandin, që merr pjesë, qoftë si shitës, apo si ofertues, si blerës.

Po kështu mund të ndryshohen të dhënat e vetë përdoruesit, mund tu përgjigjesh mesazheve që mbrrijnë nga bashkëpërdoruesit e programit, këtu gjithashtu mund të jepet përgjigje për shitblerjet.

Sipër

10. Kam harruar emrin si përdorues (username)

Dërgo një e-mail me titull „Kam harruar emrin e përdoruesit” (I forget username) në adresën „help@ipazar.al”, dhe me e-mail ju dërgojmë emrin e përdoruesit. Mos harroni që në e-mail për identifikim ka nevojë për numerin e dhënë gjatë regjistrimit.

Sipër

11. Kam harruar password-in

Në qoftë se ke harruar password-in, pas dhënies të numerit të identifikimit, kliko mbishkrimin „A ke harruar password-in?”. Jep emrin e përdoruesit ose adresën e-mail të dhënë gjatë regjistrimit, sistemi automatikisht ju gjeneron automatikisht një password të ri, që ju dërgohet në adresën tuaj të e-mailit. Ju rekomandojmë që mbas futjes të passwor-it të ri ta ndryshoni ne menunë Vendosjet e mija, ta ndryshoni atë me një password që mund të mbahet mend më lehtë.

Në qoftë se nuk mund të përdorni dot domenin tuaj, dërgoni një e-mail në adresën: help@ipazar.al, dhe ne do tju ndimojmë me gjithë zemër.

Sipër

12. Si mund tu përgjigjemi mesazheve të ardhura?

Mesazhet që mbrrijnë përmes fletës (faqes) të produktit mund të shikohen në menunë: Vendosjet e mija/ Domeni im/ Shikim i mesazheve.

Sipër

13. Si mund të lidhem me Shërbimin e klientit?

Në qoftë se për pyetjet e bëra nuk gjen përgjigje në menunë „Ndihmë” „Help”, atëhere shkruaj në adresën: help@ipazar.al, dhe ne do tju ndihmojmë patjetër.

Sipër